Ylli i Dortmundit shpjegon kështu humbjen nga Bayernit

14:03 | 07 Prill 2019

Julian Weigl shpjegoi humbjen duke ka thënë se lojtarët e Dortmund ishin të frikësuar nga Bayerni.

Bayern Munich e deklasoi skuadrën e Dortmund në ‘Der Klassiker’, me rezultatin 5:0, për të rimarrë kreun e tabelës në Bundesliga.

Mesfushori i Dortmund këtë katrahurë e ka shpjeguar duke thënë se nuk kishin guximin e duhur për përballjen me bavarezët.

“Nuk kishim guximin e duhur për këtë udhëtim. Ne ishim shumë të frikësuar. Nuk kishim besimin në vete dhe në asnjë moment nuk menduam se mund të dalim me fitore” ka thënë Ëeigl.

“Ne kemi akoma gjashtë javë të mbetura, por fillimisht duhet të kalojmë ditën e sotshme. Ajo që ndodhi ishte krejt e kundërt me atë që kemi imagjinuar” ka shtuar lojtari.

Tutje mesfushori i ka kërkuar falje tifozëve të Dortmund për paraqitjen jashtëzakonisht të dobët kundër rivalëve kryesorë për titullin.

Komento: