Federico Chiesa nuk po mendon për interesimin e Juventus.
Anëtari i Fiorentina, Chiesa, i cili shihet si e ardhmja e futbollit italian, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të mira.
Përkundër interesimit nga kampionët e Italisë, lojtari ka thënë se është i fokusuar vetëm në të tashmen dhe nuk mendon për të ardhmen.
“E tashmja është koha e vetme për të cilën interesohem”, ka thënë Chiesa, transmeton lajmi.
“Unë mendoj për stërvitjet ditore, synimin e tanishëm. Shpresoj të kthehemi në fushat e blerta. Të tjerat do të vijnë pastaj”, ka shtuar lojtari.
Chiesa është një nga synimet kryesore të Juventus. Mbetet të shihet cila do të jetë oferta e ‘Biankoneri’.