Ylli i Interit arrin marrëveshje personale me Barcelonën, mbetet vetëm zyrtarizimi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Interit arrin marrëveshje personale me Barcelonën, mbetet vetëm zyrtarizimi

19:34 | 14 Shkurt 2020

Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje personale me klubin e Barcelonës.

Ylli argjentinas i Inter, Lautaro, duket se planifikon që në të ardhmen e tij të luajë me skuadrën e Barcelonës.

Francesc Aguilar i ‘Mundo Deportivo’ insiston se Lautaro ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, transmeton lajmi.

Por, për transferimin e argjentinasit, Barcelona do të duhet të arrijë akordin edhe me skuadrën e Inter.

‘Zikaltrit’ do të pranojnë vetëm pagesën e shumës së kërkuar, pa pranuar ndonjë lojtar në shkëmbim.

Mbetet të shihet se si kampionët e La Liga do të arrijnë të bindin Interin për transferimin e argjentinasit.

Komento: