Duket se ylli i skuadrës së Interit është drejt transferimit te Barcelona.
Lionel Messi ka telefonuar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, dhe e dëshiron atë te Barcelona pretendon presidenti i të rinjve të Racing, Adrian Ruben Fernandez, me lëvizjen te Barcelona që tashmë e konsideron të kryer.
Ylli i Interit është shfaqur si një objektiv i madh i Interit.
Lautaro Martinez ka klauzolë prej 111 milionë eurove në kontratën e tij, e cila aktivizohet nga 11 korriku.
“Messi e thirri atë dhe e dëshiron në skuadrën e tij, nuk kam asnjë dyshim”, ka deklaruar Fernandez.
“Për këtë arsye, marrëveshja për nënshkrimin e tij është pothuasje e kryer”.
“Unë e di se gjërat do të shkojnë mirë në Barcelonë dhe se Lautaro do të jetë një zëvendësim i shkëlqyeshëm për Suarez. Ai është një trashëgimtar ideal”.
“Falë Barcës ai do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe si njeri”.