Ylli i Interit konfirmon marrëveshjen e madhe

20:08 | 01 Gusht 2019

Është konfirmuar marrëveshja e madhe nga ylli i Interit.

Ylli i Inter, Radja Nainggolan, duket se nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet tek skuadra e Cagliarit.

Emri i Nainggolan lidhet me një largim të mundshëm nga Inter tash e sa kohë, dhe një nga skuadrat që ka shfaqur interesim për lojtarin është ajo e Cagliarit, anash asaj të Fiorentinës.

Presidenti i Cagliari, Tommaso Giulini ka vizituar zyrat e Inter gjatë ditës së sotme dhe ai ka konfirmuar se marrëveshja për Radja është e përfunduar.

“Nuk do të isha këtu për ndonjë arsye tjetër” ka thënë Giulini.

Nainggolan është paraqitur me skuadrën e Cagliari nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Thuhet se Cagliari do të paguajë lojtarin rreth 3 milionë euro për një sezon huazim.

Komento: