Ylli i Interit pëson lëndim të rëndë

17:14 | 15 Tetor 2019

Inter konfirmon se Alexis Sanchez, në huazim nga Manchester United, ka lënduar këmbën e majtë me dëmtim të tendinit dhe mund të kërkojë edhe operacion.

Sulmuesi pësoi dëmtimin gjatë detyrës ndërkombëtare me Kilin kundër Kolumbisë, përcjell ORAinfo.

“Alexis Sanchez iu nënshtrua testeve mjekësore më herët këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Rezultatet zbuluan një zhvendosje në kyçin e këmbës së tij të majtë e cila ka shkaktuar dëme në tendonin e peroneus longus ”

“Lojtari do të takohet për konsultime të mëtejshme me Profesor Ramon Cugat në Barcelonë të Mërkurën, ku ata do të kërkojnë të marrin një vendim nëse ndërhyrja kirurgjikale është e nevojshme” ,lexohet në një deklaratë të klubit.

Alexis Sanchez ka bërë vetëm katër paraqitje konkurruese për Interin që nga transferimi i huazimit të tij nga Manchester United./ORAinfo/

Komento: