Lojtari i njohur i Interit ka zbuluar skuadrën e tij të re.
Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, e ka distancuar veten nga thashethemet se po largohet nga Meazza, duke thënë se do të luftojë për fanellën zikaltër edhe për shumë vjet.
Për përfaqësuesin kroat, i cili iu bashkua Interit nga Dinamo Zagreb që qershor të vitit 2016, është përfolur se do të largohet gjatë kësaj vere.
27-vjeçari ka thënë se nuk dëshiron të komentojë në lajme të tilla, por ka siguruar se dëshiron të qëndrojë në Inter.
“I dashur popull zikaltër, për shkak të respektit të madh që e kam për këtë fanellë, kurrë nuk kam reaguar për gjërat që janë shkruar për mua në javët e fundit dhe nuk do ta bëj as tani”, ka shkruar Brozovic në Instagram.
“Mund vetëm të them se unë gjithmonë e kam dhënë më të mirën për këtë fanellë dhe për këtë qytet, ku ndihem vërtet si në shtëpi”, shtoi ai.
“Mendoj se ju kam dhuruar edhe emocione, siç e ndamë gëzimin në derbi. E dua këtë fanellë, e dua Milanon dhe mezi pres të luftojë me zikaltrit për një kohë të gjatë. Forca Inter!”.