Ylli i Juventus zyrtarizon të ardhmen, do ta mbyll karrierën me këtë klub

21:45 | 13 Maj 2019

Anësori 28-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2022 me Juventusin.

Mesfushori brazilian i Juventusit, Douglas Costa, gjatë një bashkëbisedimi me fansat e tij në faqen zyrtare “Instagram” ka bërë me dije se ëndërron ta mbyllë karrierën te skuadra e Gremio.
Aty ku dhe nisi të hedhë hapat e para si profesionist, 10 vite më parë.

Anësori 28-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2022 me Juventusin, por shpesh emri i tij është lakuar se mund të largohet nga bardhezinjtë.

“Unë kam një kontratë me këtë ekip dhe nuk besoj se do të lëviz. Megjithatë, në jetë asgjë nuk është e sigurtë”, thotë Douglas Costa, transmeton telesport.

I pyetur se ku dëshiron të mbyllë karrierën, ai është i prerë në përgjigjen e tij.

“Dua të luaj për herë të fundit te skuadra e Gremio dhe më pas do të tërhiqem”, thotë anësori brazilian. Me fanellën e Gremio ai ka luajtur në sezonet 2008-2010 para se të transferohej në Europë.

Komento: