Ylli i Juventusit i thotë “JO” Realit dhe PSG-së

14:04 | 12 June 2019

Ylli i Juventusit, Miralem Pjanic foli mbrëmë pas humbjes 2-1 të Bosnjes kundër Italisë.

Ish-ylli i Romës është duke u lidhur me një lëvizje në Real Madridin dhe Psg por ai zbuloi dëshirën e tij për të qëndruar në Torino, përcjell ORAinfo.

“Unë kam katër vjet në kontratën time dhe Juve dhe unë e duam njëri-tjetrin”.

“Unë jam i lumtur, këtu, e dua këtë klub dhe jam i sigurt se mund t’i jap shumë për këtë klub, ndihem i dashur dhe më pëlqen tifozët, ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe shpresojmë ta arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur “.

Juventusi gjithashtu nuk ka ndërmend të shesë Pjanic edhe nëse një ofertë mbi 80 milionë euro do të mund të bindë Zonjën e Vjetër të zhvillojë bisedime me yllin e saj të mesfushës./ORAinfo/

Komento: