Ylli i Juventusit i thotë ‘PO’ Romës

12:17 | 11 Gusht 2019

Ylli i Juventusit, Daniele Rugani është shumë pranë kalimit në skuadrën tjetër italiane, Romën.

Rugani aktivizohet në fazën e qendrës së mbrojtjes, pikë e cila synohet të përforcohet nga trajneri i Romës, Fonesca.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka marrë aprovimin e Rugani, gjatë së shtunës, dhe tashmë mbetet pajtimi mes skuadrave, transmeton lajmi.

Kryeqytetasit italianë synojnë transferimin e lojtarit në formë huazimi, me obligim për blerje, për shumën e 25 milionë eurove.

25 vjeçari pritet të fitojë një pagë prej 3 milionë eurove, në ‘Olimpico’.

Dy skuadrat kanë arritur edhe një marrëveshje gjatë kësaj merkatoje, kur shkëmbyen Leonardo Spinazzola me Luca Pellegrini.

Komento: