Ylli i Juventusit merr një ofertë të papritur nga skuadra e madhe

10:28 | 09 Gusht 2019

Duket se Roma është e interesuar për yllin e Juventusit.

Roma po synon që të kryej një lëvizje të madhe para përfundimit të merkatos së verës.

Daniele Rugani është lojtari i Juventus që është kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Arsenal ishte skuadra e parë që tentoi për italianin, pasuar nga Ëolverhampton dhe së fundi garës i është futur edhe Roma, me dy skuadrat nga Premierliga që kanë djegur mundësitë me mbylljen e merkatos.

‘Sportitalia’ shkruan se Roma ka vërejtur gatishmërinë e Juventus për ta larguar Rugani, dhe po synojnë ta huazojnë atë.

Marrëveshja do të përfshinte edhe mundësinë e blerjes, më mundësi pagese deri në vitin 2021.

‘Giallorossi’ thuhet të kenë kontaktuar drejtorin e Juventus, Fabio Paratici, për të parë nëse mund të pajtohen për Rugani.

Komento: