Ylli i Juventusit merr ofertë “marramendëse” nga Manchester City

12:34 | 04 June 2019

Një ofertë e ‘çmendur’ ka ardhur për yllin e Juventusit.

Manchester City thuhet se po përgatit një ofertë prej 5 milion euro për mbrojtësin e djathtë të Juventusit, Joao Cancelo.

Sipas The Sun, e cila këtë lajm e ka konsideruar si ekskluzivitet, City e ka emëruar Cancelon si konkurrentin kryesor të Kyle Walker.

E përditshmja angleze shpjegon se ai do të zëvendësojë Danilon, i cili pritet të jetë lojtar i Interit.

25-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Valencia verën e kaluar në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh, pasi kishte shpenzuar sezonin 2017-18 në huazim te Inter.

Ai luajti 34 herë sezonin e kaluar, por bëri disa gabime dhe ndonjëherë u injorua nga Max Allegri.

Gjithashtu thuhet se trajneri i ardhshëm Maurizio Sari dëshiron një të djathtë me aftësi më të mira mbrojtëse.

Komento: