Ylli i Juventusit përshëndetet me shokët, po transferohet të gjiganti Anglez

13:35 | 06 Gusht 2019

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Joao Cancelo u ka dhënë lamtumirën shokëve të tij të skuadrës përpara se të niset për testet mjekësore të Manchester City.

Ylli portugez pritet të largohet nga klubi këtyre ditëve dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolas, përcjell ORAinfo.

Përveç 28 milionë eurove, nga kjo marrëveshje Juventus do të përfitoj edhe shërbimet e brazilianit Danilo.

Nga ana tjetër, Cancelo ka pranuar një ulje pagash në mënyrë që të bashkohet me Manchester Cityn pasi ai pritet të fitojë 4 milionë në sezon për katër vitet e ardhshme. /ORAinfo/

Komento: