Ylli i Juventusit pranë transferimit te skuadra e La Ligas

22:32 | 11 Nëntor 2020

Lojtari shumë i njohur i Juventusit është pranë transferimit te skuadra e La Ligas.

Mario Mandzukic është pranë rikthimit në futbollit evropian.

Mediet sportive raportojnë se sulmuesi kroat është afër bashkimit me skuadrën spanjolle, Celta Vigo.

Mandzukic e njeh futbollin spanjoll, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Atletico Madrid.

Ish ylli i Juventusit është pa skuadër që nga qershori, kur u largua nga Al Duhail.

Kujtojmë se së fundi është raportuar se edhe Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Mandzukic, pas lëndimit të Ansu Fatit.

Komento: