Juventusi pritet të luajë ndaj Milanit pa njërin nga lojtarët kryesor.
Gjendja fizike e Federico Chiesa është ende një shqetësim i madh për Juventusin që po i afrohet përballjes me Milanin në “San Siro”, sfidë kjo që do të luhet fundjavën e ardhshme.
25-vjeçari fillimisht u ftua në kombëtaren e Italisë nga Luciano Spalletti për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Maltës dhe Anglisë, megjithatë, ai u dërgua në shtëpi për shkak të një lëndimi, përpara se ndeshja e parë të fillonte të shtunën.
Spalletti vuri në dukje në konferencën e tij për shtyp se Chiesa kishte një shans “30%” për të luajtur gjatë kohës kur mori vendimin për ta dërguar atë në shtëpi.
Chisea i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, të cilat përjashtuan mundësinë e një lëndimi muskulor, megjithatë, siç raportohet nga Calciomercato, ai ende po vuan nga një siklet në kofshën e tij.
Raporti shton se Chiesa do t’i nënshtrohet një raundi të ri analizash ditën e hënë.
Në këtë pikë, tani ka kaluar më shumë se një javë që nga hera e fundit që Chiesa ishte në gjendje të stërvitej, gjë që nuk është ideale për Massimiliano Allegrin dhe ekipin e tij që i pret një kalendar i ngarkuar me ndeshje në vazhdim.