Ylli i Juventusit vendoset në karantinë, pasi u kthye në Itali

21:26 | 13 May 2020

Ylli i skuadrës së Juventusit është vendosur në karantinë.

Rabiot vendoset në karantinë, pasi u kthye në Itali

Adrien Rabiot është kthyer në Itali dhe menjëherë është vendosur në karantinë dyjavore, para se të rikthehet në stërvitje me skuadrën e Juventusit.

Mesfushori francez e kishte shtyrë kthimin në Torino dhe bashkë me Gonzalo Higuain ishin dy lojtarët e vetëm të cilët nuk i ishin bashkuar skuadrës.

Edhe pse stërvitjet në grupe mund të fillojnë vetëm nga e hëna, Rabiot nuk do të mundë t’i bashkohet skuadrës pasi duhet të qëndrojë i izoluar për 14 ditë.

Ai do të testohet për Covid-19 dhe do t’i bëhen analizat e gjakut para se t’iu bashkohet shokëve të ekipit në stërvitje rreth datës 27 maj.

Francezi nuk i ka punët mirë me Juventusin, megjithatë. Veçanërisht pas postimit të fundit në Instagram.

“Kur e kupton se ishte dita e fundit e… grevës”, shkroi mesfushori.

Sipas Sky Sport Italia, do të ketë përplasje mes tij dhe klubit para se ai të lejohet në stërvitje.

Komento: