Ylli i Kombëtares së Kosovës gati për ndeshjet e shtatorit

20:46 | 31 August 2020

Valon Berisha është gati për Kosovën.

Kosova me tre shtator në Parma të Italisë do të përballet me Moldavinë ndërsa tri ditë më vonë në Prishtinë ballafaqohet me Greqinë, dyja sfida këto në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Përkundër problemeve të mëdha të Kosovës rreth grumbullimit për shkak të situatës me koronavirus, ku disa klube i penguan futbollistët e tyre për të udhëtuar drejt Kosovës, duke i kërcënuar me karantinë, tashmë disa veçse kanë udhëtuar dhe janë në Prishtinë.

Nga të parët që i është përgjigjur thirrjes së Bernard Challandes është valon Berisha i cili tashmë është akomoduar në hotelin “Emeralld” në Prishtinë nga ku nesër udhëtojnë drejt Italisë.

Ka qenë vet Berisha që ka konfirmuar mbërritjen në Prishtinë duke e postuar në fotografi në Instagram nga Prishtina.

Së bashku me Berishën drejt grumbullimit me Kosovën ka udhëtuar edhe ylli tjetër Arbër Zeneli.

Komento: