Ylli i kombëtares shqiptare i bashkohet skuadrës së njohur gjermane

22:30 | 15 July 2020

Mesfushori i kombëtares shqiptare i bashkohet klubit gjerman.

Vetëm një ditë pas largimit nga Paderborn, Klaus Gjasula gjen skuadër të re. Mesfushori i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Hamburgut, klub me histori të madhe në Gjermani por që edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e 2-të.

30-vjeçari shqiptar ka firmosur për 2 vite me Hamburgun me objektivin që skuadra nga veriu i Gjermanisë të ngjitet shumë shpejt në elitë.

Për Gjasulan pati interes edhe nga Fortuna Dusseldorf, por ai zgjodhi transferimin te gjigandët e Hamburgut.

Pasi firmosi, Gjasula tha: “Kam luajtur me Paderborn sezonin e kaluar këtu dhe atmosfera ishte ajo që më ka mbetur në mendje. Nga atëherë HSV ka qenë një klub i veçantë, që e kam ndjekur vazhdimisht. Kur më telefonuan nuk m’u desh të mendoja shumë.”

Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur për rolin që më kanë dhënë në skuadër dhe dëshiroj të jap kontributin tim në vazhdim”.

Komento: