Ighalo mund të jetë lojtar i Manchester United deri në vitin 2021.
Atta Aneke, agjenti i Odion Ighalos, ka konfirmuar se Manchester United dhe Shanghai Shenhua janë afër arritjes së marrëveshjes për zgjatjen e huazimit të sulmuesit të Nigerisë.
“Jemi afër arritjes së marrëveshjes me Manchester United për zgjatjen e huazimit. Marrëveshja nënkupton se Ighalo do të qëndrojë deri në janar të vitit 2021”, tha Aneke.
30-vjeçari ka bërë 8 paraqitje për Unitedit nga janari, duke shënuar 4 gola.