Agjenti i sulmuesit të Atletico Madrid ,Angel Correa ka ardhur për bisedime përfundimtare me AC Milan, raporton Calciomercato.
Agjenti i Correa, Augustin Jimenez është në Milano për të finalizuar detajet e lëvizjes së 24-vjeçarit, me Atletico duke kërkuar 50 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.
Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo e sheh Correa si një sulmues fillestar pranë Krzysztof Piatek në formacionin e tij 4-3-1-2./ORAinfo/