Ylli i madh arrin në Torino, firmosë me Juventusin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i madh arrin në Torino, firmosë me Juventusin

16:03 | 26 Janar 2019

Juventusi do të ri-nënshkruajë mbrojtësin Martin Caceres nga Lazio, por trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Medhi Benatia do të largohet nga klubi i Serie A.

Benatia ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në Al Duhail në Katar në një marrëveshje me vlerë 8.6 milionë funte përcjell ORAinfo.

Caceres arriti për testet mjekësore të shtunën dhe Allegri tha: “Ai nuk është një zgjidhje e përkohshme, por një zgjedhje e fortë, sepse Benatia ka kërkuar të largohet.

“Nuk do të kishte kuptim për të mbajtur një lojtar që është i gatshëm të largohet. Caceres është një lojtar i mirë dhe e njeh këtë mjedis”, ka thënë trajneri italian./ORAinfo/

Komento: