Ylli i madh arrinë për teste mjekësore ne Manchester United

16:46 | 24 June 2019

Wan-Bissaka për teste mjekësore te Manchester Unitedi.

Mbrojtësi i Crystal Palaces, Aaron Wan-Bissaka, shumë shpejtë pritet të bëhet transferimi i dytë i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, pas Daniel James.

Mbrojtësi anglez do t’i kompletojë testet mjekësore te Djajtë e Kuq në këtë javë për 61 milionë euro nga rivalët e Ligës Premier.

Goal com konfirmon se mbrojtësi i djathtë pritet që të arrijë në Carrigton për t’i kompletuar testet mjekësore, derisa është duke luajtur me grupmoshat U-21 të Anglisë.

Wan-Bissaka është monitoruar për disa muaj rresht nga zyrtarët e Djajve të Kuq, derisa trajneri norvegjez dëshiron të ndërtojë një skuadër të re në Old Trafford.

21-vjeçari ka arritur të kapë interesimin e Manchester United, pas paraqitjeve fantastike që i zhvilloi në sezonin që lamë pas te ‘Eagles’.

Mbrojtësi i djathtë bëri 46 paraqitje për Crystal Palacen, ndërsa është pajtuar që të transferohet në Old Trafford në këtë afat kalimtar veror.

Komento: