Po ndodh një gjë e papritur, ylli i madh po largohet nga skuadra e Juventusit.
Federico Bernardeschi do të largohet nga Juventus këtë verë, pasi ai zëvendësohet nga Dejan Kulusevski.
Ish-lojtari i Fiorentina tashmë ishte në prag të një largimi në janar, me Milanin të interesuar.
Ai nuk ka pasur minutat e duhura nën Maurizio Sarri, duke luftuar për të bërë përshtypje në disa role të ndryshme.
26-vjeçari kushtoi 40 milionë euro nga Fiorentina në verën e vitit 2017, ndërsa Violët gjithashtu përfitojnë 10 përqind të çdo lëvizjeje në të ardhmen.
Juve kanë gjetur tashmë zëvendësimin e Bernardeschi, duke nënshkruar me Kulusevski nga Atalanta për 35 milionë euro në janar.
19-vjeçari suedez u la në huazim te Parma për pjesën tjetër të sezonit.