James drejt largimit nga Real Madrid.
Futbollisti kolumbian është duke i kaluar javët e fundit të eksperiencës së tij në Madrid. Ai i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zinedine Zidane
James Rodriguez është duke i kaluar javët e fundit të eksperiencës së tij në Real Madrid.
Futbollisti kolumbian i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zinedine Zidane dhe i ka valixhet gati për t’u larguar.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Express”.
Trajneri francez e ka lënë Jamesin jashtë ekipit në ndeshjet e fundit.
Dhe, ish-futbollisti i Monacos, Portos e Bayern Munichut është duke e kërkuar një përvojë të re.
Nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi kolumbian të përfundojë në Premierligë ose në Serie A.