
Raheem Sterling mund të largohet nga Manchester City. Sulmuesi anglez e ka humbur vendin e titullarit në formacionin e trajnerit Pep Guardiola në sezonin e ri.
Kjo ka bërë që lojtari të jetë i pakënaqur me situatën e tij te “Qytetarët”.
Mediat angleze kanë raportuar të shtunën se Sterling ka pezulluar bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës.
26-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023.
Këtë sezon, Sterling ka luajtur vetëm 250 minuta në Premier League. Interesim për anglezin kanë shprehur Real Madridi dhe Barcelona.