Rabiot gjithnjë e më afër largimit nga Juventus.
Me shumë gjasë ky do të jetë sezoni i fundit i Rabiot me Juventus.
Adrien Rabiot nuk ka gjetur hapësirat e tij nën urdhrat e Maurizio Sarri dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga ‘Allianz Stadium’ gjatë kësaj vere.
Destinacioni më i mundshëm për mesfushorin është Premierliga, nga ku interesim kanë treguar disa skuadra.
Sipas medieve italiane, skuadra e Everton shihet si favoritja për nënshkrimin e lojtarit, transmeton lajmi.
Në garë për shërbimet e lojtarit janë edhe skuadra e Manchester United, Arsenal, Wolves e Neëcastle United.
Juventus do të kërkojë rreth 25 milionë euro për kartonin e mesfushorit francez.