Ylli i madh humb ndeshjen e fundit të sezonit me Juventusin

19:12 | 21 Maj 2019

Joao Cancelo, do të humbasë ndeshjen e fundit të Juventusit në Serie A të sezonit kundër Sampdorias të dielën pasi iu nënshtrua operacionit të hundës.

Faqja zyrtare e Juventusit konfirmon se Cancelo kishte një operacion të suksesshëm në një thyerje hundës,përcjell ORAinfo.

Edhe pse ai duhet të jetë i aftë për gjysmëfinale të Portugalisë në Ligën e Kampionëve me Zvicrën më 5 qershor, ai nuk ka gjasa të rrezikohet në Samp.

Ylli pra mbaron fushatën e tij debutuese për Bianconerët me 34 paraqitje, një gol dhe tetë asistime./ORAinfo/

Komento: