Ylli i madh i afrohet Milanit

10:55 | 06 December 2018

Mino Raiola dëshiron që Milan ta transferojë Mario Balotellin para Zlatan Ibrahimovicit.

Agjenti italian i udhëheq të dy sulmuesit, por dëshiron që ‘Super Mario’ të rikthehet në ‘San Siro’, përcjell lajmi.

Raiola ka biseduar me Milanin, duke tentuar t’i bind ata se Balotelli është më i ri dhe mund të qëndronte për një kohë të gjatë atje.

Rosonerët janë në prag të marrëveshjes me Ibrahimovicin, andaj mbetet të shihet se cili prej tyre do të zbarkoj në ‘San Siro’ në janar.

Komento: