
Oëen ka treguar se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Manchester United, Michael Oëen, ka thënë se Manchester City do të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Skuadra e Pep Guardiolas ka pasur fat në shortin e Ligës së Kampionëve, duke qenë në një grup me Shakhtarin, Dinamon e Zagrebit dhe Atalanta.
Oëen duke folur për shortin e Ligës së Kampionëve, ka deklaruar se Guardiola mund ta udhëheq Cityn drejt lavdisë.
“Unë mendoj se City, mendoj se është koha e tyre”, ka deklarua Owen.
“Ata janë duke e ndërtuar ekipin për një kohë të gjatë, dhe sigurisht që kjo është përparësi për ata”.