Duket se po zhvillohet një garë e fuqishme mes Milanit dhe Interit.
Dy skuadrat rivale lokale janë duke kërkuar shërbimet e yllit të PSV Eindhoven, Steven Bergëijn.
Pozita natyrale e holandezit është në krahun e majtë të sulmit, por ai mund të bëjë punë të mirë edhe në krahun e djathtë.
Milan po e sheh lojtarin si pjesa e vetme që po i mungon skuadrës, pasi nuk ka një anësor kualitativ në krahun e majtë.
Gara do të jetë e ashpër për lojtarin, me PSV Eindhoven që nuk diskuton asnjë ofertë nën 40 milionë euro.