Ylli i madh i Milanit po kthehen nga lëndimi

19:25 | 17 July 2020

Samuel Castillejo është afër një rikthimi nga lëndimi.

Spanjolli ka qenë i padisponueshëm që nga barazimi 2-2 i AC Milan kundër SPAL për shkak të një dëmtimi në hamstring, duke e detyruar Stefano Pioli të luaj me Alexis Saelemaekers në të djathtë.

Edhe pse lojtari belg ka luajtur mirë, duke marrë parasysh se ai u bashkua vetëm në janar me Milanin, do të jetë e rëndësishme për menaxherin që të rikthejë Castillejo në skuadër.

Sky Italia shkruan sot se Castillejo pritet të rikthehet nga lëndimi shumë shpejt.

Këtë mëngjes, ai iu nënshtrua një skanimi të MRI për të vlerësuar rigjenerimin e deritanishëm dhe rezultatet ishin pozitive.

7-shi i kuqezinjve, megjithatë, ka ende nevojë për katër ose pesë ditë para se ai të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.

Me fjalë të tjera, ai duhet të jetë në dispozicion të Piolit për tre ndeshjet e fundit të sezonit, duke filluar nga ndeshja kundër Atalanta. /ORAinfo/

Komento: