Ylli i madh i Milanit po largohet nga ‘San Siro’

10:17 | 02 Mars 2019

Patrick Cutrone pritet të largohet nga Milan në afatin e transferimeve të verës.
Sulmuesi 21 vjeçar nuk po ka hapësirë të madhe të Milan, pas ardhjes së Piatek.

Mediat në Itali tani po raprotojnë se Cutrone në verë pritet të ndërroj skuadër, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi i ri që nga ardhja e Piatek është parë shumë pak kohë në fushë dhe sipas Tuttosport, ai mund të largohet nga klubi në qershor.

Është klubi nga Serie A, Torino që po kërkon të nënshkruaj me sulmuesin premtues. Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Cutrone. /ORAinfo/

Komento: