Para ndeshjes me Barcelonën, Real Madridi ka marrë një lajm aspak të mirë.
Ajo që Ancelotti kishte dyshuar gjatë gjithë javës, u konfirmua 48 orë para El Clasicos.
Courtois do të mungojë në një nga sfidat më të rëndësishme të “Los Blancos”.
Portieri, i cili vuan nga lëndimi prej fundit të muajit të kaluar, nuk ka mundur të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, duke u përjashtuar përfundimisht për duelin ndaj katalonasve.
Kështu, do të jetë Lunin ai që do të zërë portën e Real Madridit në El Clasicon e parë të sezonit.
Portieri ukrainas ka luajtur katër ndeshjet e fundit për bardhezinjtë, si kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe ndaj Getafes dhe Osasunës në La Liga.