Ylli i madh i thotë “JO” Juventusit

14:13 | 19 Qershor 2019

Emerson Palmieri, ka konfirmuar se do të qëndrojë në Chelsea në verë, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një lëvizje në Juventus.

Emerson u bashkua me Chelsea në dimrin e vitit 2018 nga Roma.

Ani pse ai mori një kohë për të bërë zgjedhjen e parë të Chelsea, ai fitoi garën për të qenë kështu nën urdhrat e Maurizio Sarri këtë sezon të kaluar dhe luajti një rol në triumfin e klubit në finale të UEFA Europa League, përcjell ORAinfo.

Në një intervistë që Emerson kohët e fundit i dha ESPN Brazilit, ai hodhi poshtë kalimin te Juventusi.

“Unë në Juve me Sarrin? Jam i lumtur këtu, nuk kam marrë asnjë telefonatë dhe unë jam i përqendruar te Chelsea”./ORAinfo/

Komento: