Ylli i madh i thotë ‘JO’ Man Utd-së, i rikthehet Dortmundit

15:15 | 23 Qershor 2019

Ndonëse i ofruan shumë të majme, qendër mbrojtësi gjerman, Mats Hummels refuzoi ofertën e Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, edhe pse iu ofrua një pagë shumë më e madhe se ajo që pranoi tek Dortmund, Hummels nuk zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Manchester United, transmeton lajmi.

Reprezentuesi gjerman zgjodhi rikthimin tek Dortmund nga Bayern, duke shprehur edhe dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e United e cila pati një sezon të tmerrshëm, ka dështuar të sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Të udhëhequrit e Ole Gunnar Solskjaer e përfunduan sezonin në Premierligë në pozitën e gjashtë në tabelë.

Komento: