
Sadio Mane, ka hedhur poshtë lidhjet e vazhdueshme me një kalim te Real Madrid duke insistuar se ai është i lumtur duke luajtur për një ekip të Liverpoolit i cili mundi ekipe të mëdha.
Senegalezi ka qenë një objektiv për projektin e rindërtimit të Zinedine Zidane në Bernabeu për disa kohë, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Mane, golashënuesi i Premier League këtë sezon me 22 gola, është duke u fokusuar në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës kundër Tottenhamit në Madrid.
Mane shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Kiev një vit më parë./ORAinfo/