Ylli i madh i thotë lamtumirë futbollit

17:50 | 10 Maj 2019

Toure është pensionuar nga futbolli.

Yaya Toure është pensionuar nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte pa klub që nga janari, kur kishte ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Olympiakos dhe përkundër disa ofertave që kishte pranuar nga klube jashtë Evropës ai nuk dëshiron të luajë më.

Lajmin për pensionimin e Toures e ka dhënë agjenti i tij Dimitri Seluk, i cili po ashtu ka zbuluar që ai në të ardhmen mund të punojë në profesionin e trajnerit apo menaxherit. “E them për herë të parë që Yaya ka vendosur të pensionohet nga futbolli”, ka deklaruar Seluk për Sport 24.

“Ndeshja e tij përshëndetëse e një viti më parë kur e fitojë Premier Ligën me Manchester Cityn në princip ishte edhe fundi i karrierës së tij”. “Yaya është një prej lojtarëve më të mirë afrikanë dhe një prej atyre që ka pasur sukseset më të mëdha në futbollin e Afrikës”, ka theksuar ai.

Toure përveç me Manchester Cityn ka luajtur edhe me Barcelonën. Të ngjajshme Manchester City shënon fitore ndaj Leicester Cityt Nëse fiton tripletën kombëtare, kjo është shuma që do ta fitojë City City e mposht Unitedin në ‘Old Trafford’ Fati i Premier Ligës, në ‘Old Trafford’? Tottenham Hotspur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Guardiola ka besim se City do fitojë titullin .

Komento: