Ylli i madh i thotë lamtumirë futbollit

09:01 | 07 Gusht 2019

Diego Forlan, i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollin aktiv.

Legjenda e Uruguait pati një eksperiencë të paharrueshëm në Evropë me Manchester United dhe Atletico Madrid ndër të tjerë dhe ishte një yll në nivelin ndërkombëtar për vendin e tij,përcjell ORAinfo.

“Historike për futbollin uruguaian. Mirënjohës për të gjitha momentet e paharrueshme që i bëtë të gjithë Uruguajanët të jetojnë, si në ekipin kombëtar ashtu edhe në të gjitha skuadrat që keni luajtur”, ka shkruar Luis Suarez në Twitter.

“Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që më mësove, si brenda dhe jashtë fushës, një ëndërr që kam luajtur me një prej idhujve të mi. Do të jesh gjithmonë një legjendë në Uruguajin. Shumë sukses në sfidat e tua të reja, mik. “, ka përfunduar Suarez./ORAinfo/

Komento: