Ylli i madh i thotë ‘PO’ Barcelonës

16:06 | 10 Prill 2019

Luis Suarez ka ide të qarta për të ardhmen e tij.

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi uruguajan dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe dëshiron të bindë klubin që t’i ofrojë atij një rinovim, kontrata aktuale skadon në 2021, përcjell ORAinfo.

Suarez ka qenë në Barcelonë që nga viti 2014 dhe ka shënuar 175 gola për klubin katalanas.

Suarez është përshtatur mjaftë mirë në sulmin e Barcelonës së bashku me Messin.

Ndryshe, Barcelona sot do të ndeshet me Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: