Ylli i madh i thotë PO Milanit

17:36 | 24 Qershor 2019

Lucas Torreira thuhet se dëshiron të ribashkohet me Marco Giampaolo në Milan, por Arsenali nuk do të humbasë mesfushorin pa luftë.

Sipas Sport Mediaset, Torreira është gati të kthehet menjëherë në Itali, pasi ka folur kohët e fundit për problemet e tij duke iu përshtatur Anglisë, përcjell ORAinfo.

Transmetuesi shpjegon se uruguajan do të donte të lidhet përsëri me Giampaolo nga koha e tyre së bashku në Sampdoria.
Megjithatë, është paralajmëruar se Arsenali ka ‘ngritur një mur’ mes 23-vjeçarit dhe rossonerëve.

Ajo vjen pasi SM ka deklaruar dje se Gunners ishin të gatshëm të japime në kredi Torreiran nëse marrëveshja përfshinte një detyrim për të blerë. /ORAinfo/

Komento: