Ylli i madh i United nuk gjen marrëveshje me “Djajtë e kuq”, niset drejt Realit

18:17 | 31 Mars 2019

Pogba ka shokuar tifozët e Manchester United.

Mesfushori francez, Paul Pogba nuk po gjen marrëveshje rinovimi me Manchester Unitedin dhe kjo ka bërë Real Madridin të vazhdojë të vëzhgoj situatën e lojtarit.

Fituesi i Kupës së Botës me Francës ka ri-gjetur formën e tij më të mirë që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford, duke shkaktuar thashethemet se ai mund të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, Pogba ka hedhur poshtë mundësinë për t’u angazhuar në bisedime mbi një kontratë të re me Djajtë e Kuq.

Pogba kohëve të fundit ka biseduar për një lëvizje në Santiago Bernabeu duke çuar në frikën se ai mund të largohet nga Old Trafford.

Transferimi i tij në Bernabeu është shumë i mundshëm në verë, pasi edhe lojtari pëlqen këtë destinacion dhe Zinedine Zidane pëlqen lojtarin.

Komento: