Ylli i madh jep goditje të fuqishme Milanit, nënshkruan me Barcelonën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i madh jep goditje të fuqishme Milanit, nënshkruan me Barcelonën

22:50 | 18 Dhjetor 2018

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot thuhet se ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me gjigantët spanjoll,të Barcelonës në fund të sezonit në vazhdim përcjell ORAinfo.

Drejtori sportiv i PSG-së Antero Henrique konfirmoi dje se francezi do të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit dhe nuk do të rinovojë kontratën e tij.

Ai ka thënë se nuk e preferon Seria A,pasi që interesim për të kishin shprehur Juventusi dhe AC Milan.

Le Parisien thotë se Rabiot ka arritur një marrëveshje me Barcelonën, duke i dhënë një goditje shpresave të Juventusit dhe Milanit, të cilët kanë qenë pas tij që nga kjo verë e kaluar dhe kanë shpresë ta nënshkruajnë atë falas./ORAinfo/

Komento: