Ylli i madh largohet në janar nga Juventus

14:22 | 18 Dhjetor 2019

Emre Can pritet të largohet nga Juventus në afatin kalimtar të janarit.

Goal raporton se mesfushori i njohur gjithnjë e më shumë ka gjasa të largohet nga klubi në këtë treg të ardhshëm të transferimeve, pasi nuk gjeti hapërisrë të jaftushme nën menaxhimin e Maurizo Sarri, përcjell ORAinfo.

E ardhmja e ish-lojtarit të Liverpool ka qenë në dyshim qysh kur Sarri vendosi të mos e përfshijë atë në skuadrën e tij të Ligën e Kampionëve.

Kjo nxiti reagimin e Can i cili u shfaq shumë i zemëruar.

“Ishte shumë tronditëse për mua sepse javën e kaluar më thanë dhe më premtuan diçka tjetër. Dje mora një telefonatë nga trajneri, në të cilën ai më tha në më pak se një minutë dhe pa sqaruar se nuk isha në skuadër”, kishte deklaruar Can kohë me parë.

Can ka bërë vetëm 7 paraqitje për kampionët italianë këtë sezon, duke luajtur vetëm 272 minuta. /ORAinfo/

Komento: