Ylli i madh largohet nga Arsenali, transferohet në Francë

18:45 | 21 Korrik 2019

Nga Arsenal po largohet një futbollist.

Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny, do të takohet me zyrtarët e klubit dhe ekipin e tij të menaxhimit në Londër, pasi të ketë rënë dakort me kushtet e Stade Rennais, raporton RMC Sport, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi 33-vjeçar i Francës ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij të Gunners dhe thuhet se ka hedhur poshtë një lëvizje në Bordeaux këtë verë./ORAinfo/

Komento: