
Trajneri i Manchester Unitedit ka treguar arsyen e largimit të Sanchezit.
Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar se Alexis Sanchez i është dashur të largohet, për të shpëtuar karrierën e tij.
Ylli kilian u largua nga Manchester United, për t’iu bashkuar Interit në huazim.
Sanchez ishte transferuar në ‘Old Trafford’ nga Arsenal, në janar të vitit 2018, por asnjëherë nuk kishte arritur të dëshmonte talentin e tij.
“Alexis kishte nevojë të largohej”, ka deklaruar Solskajer.
“Ne e dimë se nuk është punuar vërtet për të”.
“Për të është që të rindizet, të luajë rregullisht dhe të shënojë gola”.