
Milani duket se do të përballet edhe me një largim.
Torino humbi shansin për të luajtur në grupet e Europa League pasi u eliminua nga Ëolverhampton në play off por kjo nuk i ndal drejtuesit për të përforcuar ekipin në merkato.
Trajneri Mazzarri ka nevojë për lojtarë anësore dhe emri i duhur për skemat e tij është Diego Laxalt për të cilin u arrit akordi me Milanin.
Kuqezinjtë pranuan 500 mijë euro për huazimin këtë vit të uruguaianit i cili mund të bëhet përfundimisht sezonin e ardhshëm lojtar i Torinos për 11. 5 milionë euro.
Diego Laxalt gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Genoas në Serie A.