Lojtari i njohur me mesazh lamtumire për Interin.
Milan Skriniar nuk është më lojtar i Interit.
“Zikaltërit” dhe sllovaku ndahen pas gjashtë vitesh dhe pas një aventure të gjatë dhe të bukur.
Pas urimit nga ana e klubit edhe Skriniar ka një mesazh për Interin: “Vitet e fundit Italia, Milano dhe San Siro janë bërë shtëpia ime. Ndërtuam dhe festuam fitoren tonë më të bukur me titullin. E mbrojta atë fanellë për gjashtë sezone, por edhe u ndjeva i mbrojtur falë afeksionit dhe entuziazmit që ju, fansat keni”.
“Kam konsideratë të veçantë edhe për shokët e skuadrës dhe të gjithë trajnerët. Faleminderit Interit për të gjitha emocionet që më bëri të ndjej, në fitore por edhe pas disfatave më të dhimbshme. Faleminderit INTER. Faleminderit MILAN. Dashuri, Skri.”