Lyon, ka mohuar raportet që sugjerojnë se kanë rënë dakord për një marrëveshje me Real Madridin për mbrojtësin Ferland Mendy.
Raportet në Spanjë dhe Francë pretenduan se 23-vjeçari kishte kaluar testet mjekësore të martën përpara një transferimi në Bernabeu,përcjell ORAinfo.
Megjithatë, Lyon lëshoi një deklaratë në llogarinë e tyre zyrtare të Twitter duke thënë se asnjë marrëveshje nuk është në fuqi.
“Olympique Lyonnais mohon një marrëveshje me Real Madridin për një transferim të mundshëm të mbrojtësin, Ferland Mendy, në kundërshtim me atë që është transmetuar nga disa media”./ORAinfo/