Ylli i madh nënshkruan me City-in

14:23 | 25 Shkurt 2019

Manchester City, ka arritur që ta blindojë lojtarin e tyre francez.

Ylli” i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025.Mbrojtësi francez, brenda pak muajsh, është shndërruar në shtyllë të mbrojtjes së Pep Guardiolës, duke qenë një titulluar i padiskutueshëm.

24-vjeçari u transferua në Angli verën e vitit 2018 nga spanjollët e Athletic Bilbao.

Për shërbimet e tij, Manchester City i pagoi klubit bask klauzolën e lirimit nga kontrata, në shumën 65 milionë euro.

Komento: