Ylli i madh nesër do ta luajë ndeshjen e fundit në fanellën e Realit

18:03 | 18 Maj 2019

Gareth Bale, duket se do ta ketë paraqitjen e tij të fundit për Real Madridin, kundër Real Betis të dielën.

Anësori i Uellsit ishte lënë jashtë dy ndeshjeve të fundit të La Ligas, por trajneri Zinedine Zidane konfirmoi se do të jetë pjesë e skuadrës, pasi zbret në një fushatë të mjerë për Madridin, përcjell ORAinfo.

Dhe kjo mund të jetë shansi i fundit i turmës së Santiago Bernabeu për ta parë atë në fanellën e klubit pasi Zidane nuk pranoi të thoshte nëse ai do të jetë ende pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: